Kalo te përmbajtja
Labëria Canada – Toronto
Çfarë bëjmë

Programet e Labëria Canada – Toronto

Përmes kulturës, arsimit, muzikës, këngës, iso-polifonisë, valleve tradicionale dhe aktiviteteve komunitare, ne krijojmë hapësira ku brezat mund të njohin rrënjët e tyre, të mësojnë dhe të festojnë identitetin tonë kulturor.

Një grua flet në foltore, ndërsa burra e gra me veshje tradicionale qëndrojnë në gjysmërreth me flamurin shqiptar Pesë drejtime programesh
Programet tona

Çfarë mbështet Shoqata

Shoqata zhvillon dhe mbështet programe që lidhen me:

Muzikën dhe këngën

Aktivitete, prova dhe programe muzikore tradicionale.

Vallet tradicionale

Promovimi dhe përcjellja e valleve tradicionale shqiptare.

Edukimin dhe rininë

Programe që nxisin pjesëmarrjen e fëmijëve dhe të rinjve shqiptaro-kanadezë.

Kulturën dhe artin

Aktivitete artistike dhe kulturore që sjellin traditën shqiptare pranë komunitetit.

Aktivitetet komunitare

Veprimtari që bashkojnë familjet dhe komunitetin shqiptar në Toronto.

Fëmijë dhe të rinj me veshje tradicionale të qëndisura, së bashku me të rritur, pranë flamujve Fëmijët dhe rinia
Rinia dhe edukimi

Investojmë te brezi i ri

Shoqata synon të zhvillojë programe që inkurajojnë fëmijët dhe të rinjtë shqiptaro-kanadezë të marrin pjesë aktivisht në jetën kulturore të komunitetit.

Përmes edukimit, artit, muzikës, traditave dhe aktiviteteve komunitare, ne duam t'u japim të rinjve mundësinë të njohin rrënjët e tyre dhe t'i përcjellin ato më tej.

Brezi i ri është ura që lidh të kaluarën me të ardhmen.
Bëhuni anëtar

Merrni pjesë në programet tona

Anëtarësimi është i hapur për persona me origjinë nga Labëria, familjarët e tyre, miqtë e Labërisë, të apasionuarit pas kulturës, vullnetarët, dhe të gjithë ata që mbështesin misionin dhe vlerat e Shoqatës.